Lajme

Tre viktima dhe gjashtë të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

06/25/2021 19:56
nga:Y I

Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastësishëm në Gjermani, duke vrarë 3 prej tyre dhe plagosur 6 të tjerë.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë janë ende të paqarta.

Mediat gjermane bëjnë me dije se agresori tashmë është neutralizuar.

Ndërkohë policia ka mbyllur pjesët e qendrës së qytetit dhe u kërkoi banorëve të qëndronin larg.

Wurzburg ka një popullsi prej rreth 130,000 banorësh dhe ndodhet në jug-lindje të Frankfurtit.