Lajme

Tre tërmete godasin Italinë, kaq ishte magnituda

12/08/2022 09:36
nga:Genita C

Italia është tronditur nga lëkundje të një pas njëshme mëngjesin e sotëm.

Tre tërmete kanë lëkundur vendin nga ora 05:30 deri në orën 07:08.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë Italia Qendrore, ndërsa magnituda e tërmetit të parë ka qenë 2.7 Rihter, tërmeti i dytë 3.0 dhe tërmeti i tretë 4.0 Rihter.

Mediet në Itali raportojnë se nuk janë raportuar dëme materiale./abcnews.al/