Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë, thanë zyrtarët.
Fshati Rozkishne, rreth 25 kilometra larg vijës së frontit, ishte cak i sulmeve, thanë prokurorët rajonalë në Telegram.
Sipas të dhënave të para, trupat ruse përdorën sistemin Smerch, për të kryer sulme me municione thërrmuese, thanë ata.
Në mesin e të plagosurve është edhe një djalë 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital.
Katër shtëpi, vetura dhe një tubacion gazi u dëmtuan gjatë sulmit, njoftuan ata.
Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë në katër rajone, tha kompania kombëtare e energjisë, Ukrenerho më 20 qershor.
Përveç Donjeckut, u sulmuan edhe rajonet Vinitsjas, Dnipropetrovski dhe Harkiv, raporton Radio Evropa e Lirë.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia sulmoi Ukrainën më 20 qershor me nëntë raketa dhe 27 dronë.
Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar të gjithë dronët dh pesë raketa.