Lajme

Tre të vrarë në sulmin izraelit në Libanin jugor, thotë Ministria e Shëndetësisë

08/25/2024 12:21
nga:Genita C

Tre persona janë vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Shkalla e plotë e dëmit pas një shkëmbimi të madh zjarri midis Izraelit dhe Hezbollahut nuk është zbuluar ende, por dy persona u vranë në fshatin At Tiri në Nabatiyeh dhe një tjetër u vra pasi një sulm izraelit shënjestroi një makinë në qytetin e Khiam, thuhet në deklaratën e ministrisë, raporton CNN.

Lëvizja Amal, një grup shiit aleat i Hezbollahut, tha në një deklaratë se një nga luftëtarët e saj u vra “ndërsa kryente detyrën e tij kombëtare dhe xhihadiste në mbrojtje të Libanit dhe jugut”.