Lajme

Tre të vrarë dhe 25 të plagosur në sulmet ajrore ruse në Odesa

01/27/2026 16:35
nga:G B

Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur sulme vdekjeprurëse ruse në qytetin ukrainas, Odesa.

Në përditësimin e fundit, shërbimi i emergjencës i Ukrainës ka konfirmuar se tre persona janë vrarë në sulm, raporton Sky News.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe ekipet e shpëtimit po pastrojnë ende rrënojat në një ndërtesë banimi katërkatëshe të dëmtuar në qytet.

Gjithashtu, 25 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e këtyre sulmeve.