Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste me fatalitet si pasojë e COVID-19.
Dy viktima janë nga Tirana të moshave 61 dhe 65-vjeçare, ndërsa një nga Lezha e moshës 83-vjeçare.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 538 raste pozitive nga testimi i 1318 mostrave.
Janë shëruar 657 qytetarë, ndërsa janë 7549 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 317.514 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3563 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 306.402 qytetarë.