Lajme

Tre të plagosur nga të shtënat në Antwerp të Belgjikës, dyshohet për përfshirje të shqiptarëve

10/17/2024 07:32
nga:G B

Të shtëna armësh kanë ndodhur në Antwerp të Belgjikës, ku dyshohet se janë plagosur tre persona.

Gazetarja e Klankosova.tv, Liridona Gashi e cila po qëndron në Bruksel ka raportuar se dyshohet që të përfshirë në këtë rast janë edhe disa shqiptarë.

Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se ende nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me këtë rast, por policia ka njoftuar se të përfshirët janë të moshës 20 deri në 38 vjeçare.

“Referuar mediave lokale, pra mediave në Belgjikë, për qytetin Antwerp, nuk dihet ende një shifër e saktë, ka raportime për katër dhe pesë të arrestuar. Por, nga të shtënat me armë, tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore”.

“Sipas mediave lokale, disa prej të përfshirëve në këtë rast, janë me origjinë shqiptare, ndërkaq, policia e qarkut të Antëerpit kishte deklaruar se mosha e të përfshirëve në këtë rast është nga 20 deri në 38 vjeç, por nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë rast”, ka bërë të ditur gazetarja Gashi.