Lajme

Tre të lënduar nga dy aksidente në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

12/25/2022 13:55
nga:G B

Një vetaksident dhe një aksident kanë ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.

Këtë e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Po ashtu, nga vetaksidenti ka mbetur i lënduar një persona, ndërsa në aksident dy persona, ku ishin të përfshira tri vetura.