Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Gllarevë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, komuna e Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Dy vetura janë të përfshira, tre persona janë të lënduar” tha Gashi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


