Lajme

Tre të lënduar në një vetaksident në rrugën Podujevë-Bajgorë

08/04/2021 20:56
nga:M K

Tre persona janë lënduar pas një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Podujevë-Bajgorë.

Ngasësi i automjetit u aksidentua pasi për arsye të panjohura humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Ahmeti.