Lajme

Tre të arrestuar në Shtime, rrahën një person

09/08/2022 09:13
nga:G B

Tre persona janë arrestuar në Shtime, pasi kanë rrahur një 25 vjeçar dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Blic.

Personi ka marrë lëndime trupore dhe për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre persona për lëndim trupor në Shtime

Policia e stacionit në Shtime, dje rreth orës 18:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Anton Çetta” në Shtime është një rast të lëndimit trupor, ku një person D. A (M/K) i moshës 25 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike, nga tre persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari D.A për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë policia e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit të policisë në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.

Pas një pune hetimore intensive në terren, rreth orës 22:00 hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe t’i arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat: N.A (M/K) i moshës 44 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.