Rusia ka kryer një operacion kundër terrorizmit në rajonin jugor të Dagestanit sot, duke arrestuar tre persona, ka thënë komiteti kombëtar anti-terrorist i vendit.
Rusia është në gatishmëri të lartë pas një sulmi masiv në një sallë koncertesh në Moskë më 22 mars – sulmi më vdekjeprurës në vend në 20 vjet, me të paktën 144 të vrarë.
“Agjencitë e sigurisë arrestuan tre banditë të cilët po planifikonin një sërë veprash terroriste”, tha komiteti sot.
“Gjatë këqyrjes së vendeve ku u ndaluan kriminelët u gjetën armë automatike, municion dhe një eksploziv i improvizuar gati për përdorim”, shtoi ai, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.