Tre persona janë arrestuar në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë.
Siç raporton Klan Kosova, personat e arrestuar dyshohet se ushtruan detyrën e “asistentit” në votimin e personave votues.
Të tre janë raportuar te organet e rendit, prej nga erdhi edhe arrestimi i tyre.
“I katërti, sipas informacioneve të mia gjendet lart momentalisht, dhe së shpejti pritet të dalë dhe të shoqërohet në stacionin e policisë”.


