Sporti

Tre sportistë kosovarë do të garojnë nesër në “Tokio 2020”

07/24/2021 23:09
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi ishte sportistja e parë nga Ekipi Olimpik i Kosovës që zhvilloi garën në Tokio 2020.

Krasniqi e nisi mbarë duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike.Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Rio 2016.

Ndërsa nesër, e diel në ora 02:00 të mëngjesin me kohën tonë garën do ta nisë shenjëtari Drilon Ibrahimi, për të vazhduar në ora 04:00 xhudistja Majlinda Kelmendi.Kurse në ora 12:00 garën do ta zhvillojë notarja Eda Zeqiri.