Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 59 raste përgjatë javës që lamë pas.
Prej tyre, 56 raste ishin të trajtuara për dhunë në familje, një rast për vrasje në tentativë dhe dy raste të tjera për vrasje të rëndë në tentativë.
Përgjatë javës së kaluar, u trajtuan po ashtu gjashtë kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 17 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME), dhe katër kërkesa për ndryshim të UM-së.
Nga ana tjetër, 18 aktvendime u aprovuan, katër aktvendime u refuzuan. U mbajtën 69 seanca gjyqësore, 24 seanca në prokurori, 60 këshilla juridike, 17 aktgjykime dënuese, një aktgjykim lirues, një deklaratë mbi dëmin, 13 përpilime të parashtresave të ndryshme, një përfaqësim të rastit në polici, një përfaqësim i rastit në strehimore, katër referime të rastit në QPS, një kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave, dhe një vendim mbi aprovimin e kompensimit të viktimave.


