Sporti

Tre raste me Covid-19 tek ekipi gjerman, infektohet edhe trajneri

04/15/2021 11:46
nga:L J

Tre raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar te Hertha Berlin. Ekipi kryeqytetas ka marrë lajmin e keq përpara sfidës së fundjavës kundër Mainz në transfertë.

Të infektuarit janë trajneri Pal Dardai, ndihmësi i tij Admir Hamzagic dhe Dodi Lukebakio, sulmuesi belg me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos.

Të tre kanë nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojnë në duelin e së dielës në Bundesligë, një përballje e rëndësishme për objektivin mbijetesë.