Lajme

Tre policët e rrëmbyer dalin sot para gjykatës në Serbi

06/26/2023 08:42
nga:G B

Tre policët të cilët u rrëmbyen në Kosovë nga autoritetet e Serbisë, më 14 qershor, do të dalin sot para gjykatës së Kralevës.

Seanca gjyqësore ndaj tre policëve do të nisë në orën 9.

Kujtojmë se më 16 qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.