Lajme

Tre persona u raportuan të zhdukur dje në Kosovë – rastet po hetohen

03/29/2022 10:09
nga:Genita C

Tre persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së hënë në Policinë e Kosovës.

Bëhet fjalë për një të mitur në Gjakovë, një vajzë në Gjilan dhe një burrë në Leposaviq.

Policia bën të ditur se rreth orës 14:00, një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Gjakovë, rreth orës 21:00, një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer deri në momentin e raportimit.

“Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.

Ndërsa, në Leposaviq, rreth orës 14:00, një grua ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Edhe ky rast sipas policisë, është duke u hetuar.

Plagosja e tre personave në Prishtinë, vetëdorëzohet në polici një i dyshuar