Lajme

Tre persona theren me thikë në Rahovec, pesë të tjerë të arrestohen

08/17/2023 16:58
nga:Genita C

Tre persona janë therur me thikë rreth orës 03:35 pas mesnatës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Me ç’rast janë arrestuar edhe pesë persona.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Ai tha se personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor””, tha Elezaj.