Tre persona kanë tentuar të grabisin sot një filial të një banke në Çagllavicë.
Lajmi e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Sipas tij, rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentativë të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në Çagllavicë.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.


