Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në këtë rast ishin të përfshirë tre vetura.
“Rreth orës 12:30, në stacionin policor të Drenasit është pranuar informata për një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti për “Gazeta Blic”.


