Lajme

Tre persona arrestohen në Ferizaj: Njëri për vjedhje, dy të tjerë për pengim të policisë

11/22/2024 09:59
nga:N K

Të enjten rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka pranuar informata për dy vjedhje të ndodhura në dy locale në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, shkruan GazetaBlic.

Sipas një njoftimi së PK-së bëhet e ditur se gjatë arrestimit të të dyshuarit 58 vjeçar, dy persona të tjerë 31 vjeçar dhe 42 vjeçar u arrestuan pasi kishin penguar zyrtarët policorë derisa kanë arrestuar 58 vjeçarin.

“Të enjten rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ’Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj, në dy raste të ndara, në dy lokale ishin kryer vjedhje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës 58 vjeçar, të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ’12 Qershori’ në Ferizaj e kanë arrestuar, ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë: E.N ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42 vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policor, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në statcionin policor në Ferizaj, ku me vendimin e prokurorit të shtetit personat me inicialet E.D dhe E.N janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore.