Tre njësi ukrainase janë veçuar për lëvdata nga Volodymyr Zelenskyy pas atyre që ai i përshkroi si “rezultate shumë efektive” kundër forcave ruse në pjesë të ndryshme të vendit.
Në fjalimin e tij të natës, ai nuk përmendi njësitë specifike, por tha se një njësi e gardës kombëtare po luftonte në lindje dhe dy në jug – dy pika qendrore në përpjekjet kundërsulmuese të Ukrainës, raporton Skynews.
“Faleminderit ushtarë për rezultatet shumë, shumë efektive në shkatërrimin e pushtuesve. Rezultatet janë pikërisht ajo që Ukraina ka nevojë tani nga të gjithë”, tha ai.


