Sporti

Tre ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës

10/09/2022 08:39
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen tri ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.

Ballkani do të përballet me skuadrën e Malishevës në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, vjen në këtë takim pas një fitore historike në ndeshjen e Conference League, ndaj Sivasspor.

Gjilani udhëton në Ferizaj për t’u përballuar me skuadrën e Arbnor Morinës, atje ku pritet të jetë një ndeshje shumë  e rivalizuar deri në sekondat e fundit.

Llapi i Tahir Batatinës e pret në Podujevë, Drenicën, skuadrën e drejtuar nga Bekim Shotani.

/GazetaBlic Sport/