Lajme

Tre ministra të Mbrojtjes nga rajoni vizitojnë Kosovën

02/10/2023 08:04
nga:Astrit Gashi

Sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të presë në takim tre ministra të mbrojtjes nga rajoni.

Ministri Mehaj do të takohet me Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes të Shqipërisë, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Adziq.

“Nën organizimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, më 10 shkurt, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Takimi “Regional Alliance on Smart Defence” do të fillojë në ora 09:00 kurse nga ora 12:00 do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.