Ka përfunduar ndeshja Angli – Shqipëri.
Ishte një dominim i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve”, të cilët triumfuan me rezultat 5 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Maguire, Henderson dhe Harry Kane 3x, shënuan golat për vendasit.
Shqipëria kishte një rast të artë me Myrto Uzunin, por ai nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë edhe pse ishte i vetëm para portierit Henderson.
Kuqezinjtë u munduan që gjatë ndeshjes të krijojnë edhe raste të tjera, por ishte pothuajse e pamundshme ndaj një kombëtarje si Anglia.
Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë dhe tashmë edhe matematikisht humbet shansin për kualifikim në Kampionatin Botëror.
/GazetaBlic Sport/


