Sporti

Tre lojtarë ndajnë vendin e 26’të në renditjen e Topit të Artë

11/29/2021 17:00
nga:Lorik J

France Football ka nisur të zbulojë renditjen finale të garës së ngushtë për triumfin në çmimin e madh “Topi i Artë”.

Si çdoherë, edhe këtë vit, France Football do të zbulojë renditjen nga vendi i 30’të deri tek vendi i parë, i cili do të jetë fituesi, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak çastesh, France Football ka zbuluar se tre lojtarë janë votuar si të barabartë dhe ndajnë vendin e 26’të.

Nicolo Barella i Interit, Ruben Dias i Manchester Cityt dhe Gerard Morena i Villarrealit ndajnë këtë pozitë.

/GazetaBlic Sport