Pepe ka ngjallur interesin e klubeve të Premierligës.
Sulmuesi i Arsenalit nuk po e gjen veten mirë në Emirates Stadium dhe mund të largohet shpejt nga ‘Gunners’, shkruan GazetaBlic Sport.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 8 në 67 paraqitje në Premierligë.
Newcastle United, Everton dhe Crystal Palace së fundmi kanë shprehur interesim për shërbimet e Pepe.
Pepe iu bashkua “Topçinjve” nga Lille në vitin 2019 për 72 milionë funte, duke qenë transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit.


