Të enjten në debatin Politico të Kanal10 është diskutuar për kandidaturat e mundshme nga Vetëvendosja për Komunën e Gjilanit.
Gazetari Arben Ahmeti ka thënë se ka probleme të mëdha në degën e Gjilanit dhe sipas tij ka pasur edhe konfrontime fizike. Ndërsa opinionisti Krenar Shala ka thënë se Arberëshë Kryeziu do të ishte një kandidate fantastike për Komunën e Gjilanit.
Moderatori i debatit ka thënë se nga informatat nga Gjilani tregojnë se Alban Hyseni do të zyrtarizohet si kandidat për Kryetar të Gjilanit. Ndërsa Shqipe Pantina ka thënë se Arberëshë Kryeziu i është dukur shumë e përgatitur.
Si emër i mundshëm është lakuar edhe ai i Besnik Bislimit, aktualisht zëvendëskryeministër.
Gazetari Halil Matoshi ka thënë se kandidaturat e tyre e forcojnë Lutfi Haziri, por nëse VV do ia bënte një ofertë Arberëreshë Kryeziu ai do të ishte pro.


