Cult

Tre filma kosovarë shfaqen në ‘CineMarket’ në Oslo të Norvegjisë

04/06/2024 10:22
nga:N K

Tre filma nga Kosova do të shfaqen në “CineMarket” gjatë këtij muaj (prill 2024) në Oslo të Norvegjisë.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmat do të shfaqen si pjesë e programit që nxjerr në pah valën e re të kineasteve gra nga Kosova.

“Filmat që do të shfaqen janë: ‘Hive/ Zgjoi’, ‘Vera andrron detin’ dhe ‘Luaneshat e Kodrës’. Filmat do të shfaqen gjatë datave: 10, 11 dhe 12 prill 2024”- thuhet në njoftimin e QKK-së.

Sipas QKK-së, ky program është bashkëpunim i Ambasadës së Kosovës në Norvegji, Qendrës së Kosovës për Kinematografi dhe “Cinemateket”.