Lajme

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

12/30/2025 15:33
nga:Sh R

Tre fëmijët që kanë pësuar lëndime si pasojë e djegies së një shtëpi ne Prizren janë në gjendje stabile dhe janë duke u trajtuar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të diur për  Tëvë1 , Hekuran Veçgishti, specialist i Emergjencës.

Ai ka thënë se fëmija një vjeçar që humbi jetën është sjellë pa shenja jete.

“Rreth orës 10:25 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit është sjell një fëmijë pa shenja jete nga një shtëpi që është kapluar nga zjarri. Nga mjeku i Emergjencës është konstatuar vdekja e fëmijës. Tre fëmijë janë sjellë në repartin e Pediatrisë, aktualisht janë duke vazhduar trajnimin në këtë repart. Kanë pasë intoksikim prej tymit. Gjendja e tyre është stabile dhe janë në monitorim”, ka thënë ai.