Tre projeksione janë dhënë në media për rezultatin e pritshëm zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan më 28 dhjetor.
Vetëvendosje është partia më e votuar ku tre Exit Poll-e e nxjerrin si në vijim: 43.5% (Albanian Post), 44% (Pipos), 45.7% (UBO).
Partia Demokratike e Kosovës projektohet me: 23.6% (Albanian Post), 23.9% (Pipos), 22% (UBO).
Lidhja Demokratike e Kosovës projektohet me: 15.9% (Albanian Post), 16.1% (Pipos), 15.6% (UBO).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës projektohet me: 7.2% (Albanian Post), 5.8% (Pipos), 5.3% (UBO).
Përkthyer në mandate:
Vetëvendosje: 49 deputetë (Albanian Post), 49 deputetë (Pipos), 52 deputetë (UBO).
Partia Demokratike e Kosovës: 26 deputetë (Albanian Post), 25 deputetë (UBO)
Lidhja Demokratke e Kosovës: 17 deputetë (Albanian Post), 17 deputetë (UBO).


