Faruk Rexhaj është emëruar ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Media, e bëri të ditur vetë institucioni përmes një komunikate për media.
Vendimi vjen pas tre ditëve nga arrestimi i Kryeshefit, Luan Latifi dhe Drejtorit të Administratës dhe Financave, Arben Bilalli.
Komisioni para se të zgjedhjet një zëvendësues për Kryshef të KPM-së, ka pezulluar Luan Latifin nga ushtrimi i kësaj detyre.
Megjithatë pas zgjedhjes së Faruk Rexhës si zëvendësues i Kryeshefit, ky i fundit ka pezulluar edhe zyrtarin tjetër të KPM-së, Arben Billali, nga posti i Drejtorit.
Nënkryetari i këtij institucioni, Granit Musliu, për Klankosova.tv thotë se nuk ka ndonjë datë të caktuar për mandati e ushtruesit së detyrës, mirëpo nuk do të zgjatë më shumë se një mandat i plotë dhe për caktimin e një Kryshefit të ri do të mbetet në duart e gjyqësorit.
Faruk Rexhaj, para se të pranonte postin e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit ishte Drejtor i Departamentit të Prokurimit në KPM.