Kandidati i AAK-së me numër 39, Mehmet Klinaku, ka renditur tre arsyet se pse duhet të votohet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Klinaku tha se arsyet për t’u votuar janë: përvoja dhe profesionalizmi në shërbim të komunitetit, integriteti dhe transparenca në vendimarrje dhe fokusi dhe politikat e qëndrueshme.
“Programi im dhe i AAK-së parasheh përmirësimin e shërbimeve publike, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë. Promovon politika praktike, të realizueshme dhe me efekt afatgjatë.Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit” shkruan Klinaku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Tri arsye për të votuar 39-shin e AAK-së:
Përvoja dhe profesionalizmi në shërbim të komunitetit
Angazhimi im i vazhdueshëm në projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe puna e afërt me komunitetin më mundësojnë që të kuptoj qartë sfidat dhe zgjidhjet që kërkohen.
Integriteti dhe transparenca në vendimmarrje
Një nga vlerat që më dallon është përkushtimi ndaj transparencës. Zotohem për punë me përgjegjësi dhe llogaridhënie para qytetarëve për çdo vendim që marr.
Fokusi dhe politikat e qëndrueshme
Programi im dhe i AAK-së parasheh përmirësimin e shërbimeve publike, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë. Promovon politika praktike, të realizueshme dhe me efekt afatgjatë.
Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit.
#krahteje
#AAK129
#RamushHaradinaj1
#MehmetKlinaku39


