Tre anëtarë të një familje shqiptare e kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Greqi, përcjell Gazeta Blic.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Xyniada-Koromilia.
Ata po udhëtonin me veturën e tyre të tipit “Toyota”.
Brenda veturës ishin babai, nëna, vajza e tyre 22 vjeçe dhe djali 17 vjeçar.
Sipas raportimit të mediave greke djali mund të dalë i gjallë por tre anëtarët e tjerë vdiqën në vend, shkruan Abcnews.al.
Deri tek ngjarja e rëndë erdhi pasi makina u përplas me cisternën e naftës.
Ky aks rrugor është kthyer në vend shumë të rrezikshëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo anë.
Përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.
“Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por së fundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degraduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalp. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”./