Lajme

Trazirat në Kapitol, Pence: Historia do ta bëjë përgjegjës Trump-in

03/12/2023 14:22
nga:Y I

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka kritikuar ashpër të shtunën ish-presidentin Donald Trump për rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Pence tha për ish shefin e tij të dikurshëm se ka gabuar dhe se historia do ta bëjë atë përgjegjës për trazirat që ndodhën asokohe.

“Trump gaboi”, tha Pence në darkën vjetore Gridiron ku morën pjesë politikanë dhe gazetarë. “Nuk kisha të drejtë të përmbysja zgjedhjet. Dhe fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe të gjithë në Kapitol atë ditë, dhe e di që historia do t’i kërkojë llogari Donald Trump-it.”

Pence ishte në Kapitol kur mijëra mbështetës sulmuan ndërtesën në një përpjekje për të ndaluar Kongresin nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat Trump i humbi.

Asokohe, Trump ushtroi presion ndaj Pence që të përmbyste rezultatin./abcnews.al