Sporti

Trazira para ndeshjes | Ultrasit e Milanit sulmojnë tifozët e PSG’së pas mesnate

11/07/2023 08:24
nga:Lorik J

Ultrasit e AC Milan i zunë pritë tifozëve të Paris Saint Germain, të cilët ishin mbledhur në zonën Navigli përpara ndeshjes së sotme në mbrëmje në San Siro.

Sipas Il Corriere della Sera, rreth pesëdhjetë ultras kuqezi me helmeta, bomba tymi dhe fytyrat e tyre të mbuluara sulmuan tifozët rivalë pak pas mesnate, përcjell GazetaBlic Sport.

Në vend mbërritën disa forca policie. Ata arrestuan të paktën një tifoz që u dërgua në komisariat. Sipas mediave italiane ka të lënduar në mesin e francezëve: njëri u godit me thikë dhe u transportua në spital.

Dy tifozë të tjerë poashtu janë lënduar në kokë. por ata refuzuan të shkojnë në spital.

/GazetaBlic Sport