Sporti

Trazira në ndeshje Rumani-Bosnjë, vendasit provokojnë mysafirët me thirrjet “Serbia-Serbia”

09/27/2022 10:39
nga:Lorik J

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Rumanisë dhe Bosnjës në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kombëtarja rumune fitoi me rezultatin 4:1.

Megjithatë, vëmendja për disa minuta u zhvendos në tribuna gjatë këtij dueli – ku kishte një përleshje masive mes tifozëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Tifozët e Rumanisë provokuan tifozët e Bosnjës duke kënduar në kor “Serbia-Serbia”, gjë e cila i acaroi tej mase mysafirët, me ç’rast filluan edhe përleshjet masive.

E gjithë përleshja në Bukuresht ndodhi për shkak të thirrjeve: “Serbi! Serbi!”.

Më poshtë keni pamjet: