Sporti

Trazira në Kroaci, 42 tifozë arrestohen pas ndeshjes Hajduk-Osijek

12/20/2021 08:38
nga:L J

Policia e Split ka arrestuar gjithsej 42 persona para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Hajdukut dhe Osijekut (0:0) të zhvilluar dje në Poljud të Kroacisë.

Policia tha të dielën mbrëma se nuk ishte raportuar asnjë dëmtim në stadium apo të lënduar që nga tifozët – por kishte momente tensionimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Gjithsej janë ndaluar 42 persona, kryesisht për shkelje të Ligjit për parandalimin e çrregullimeve në garat sportive dhe Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, prej të cilëve katër persona janë ndaluar për shkak se janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 13 lëndë piroteknike”, ka konfirmuar policia për mediumet kroate.