Showtime

Travis Scott largohet nga lista e performuesve të “Coachella 2022”

12/13/2021 19:39
nga:Genita C

Së fundmi nga mediat e huaja është raportuar se Travis Scott, është larguar në lista e performuesve të festivalit muzikor “Coachella 2022”.

Arsyeja është shkaku i tragjedisë që ndodhi në muajin e kaluar  në festivalin e reperit “Astroworld”,  ku mbetën të vdekur 10 persona e qindra të tjerë të lënduar.

Sipas raportimeve të fundit, Jim Curtis, menaxher i shërbimeve komunale të qytetit Indio, ku do të mbahet edhe festivali tradicional, ka deklaruar se Scott nuk do të performojë në edicionin e ardhshëm të festivalit.

Organizatorët e “Coachella” i kanë thënë agjentes së Scottit,  se po planifikojnë ta largojnë reperin nga lista e performuesve dhe se do të paguajnë për anulimin e koncertit të tij.

Por konfirmimi zyrtarë i këtij lajmi mbetet të bëhet nga “Goldenvoice”, kompania prapa organizimit të festivalit “Coachella”./GazetaBlic/