Sporti

Traore për golin e Milanit: “Nuk mund ta besoj se ka ndodhur, jam shumë i emocionuar”

01/03/2024 10:09
nga:Lorik J

Adoleshenti Chaka Traore mbeti pa fjalë pasi shënoi në debutimin e tij për Milanin në Kupën e Italisë kundër Cagliarit.

“Doja ta shënoja këtë gol për një kohë kaq të gjatë, por mbi të gjitha jam shumë i lumtur që fituam. Ishte një fitore që na duhej”, tha Traore për Mediaset pas fitores 4-1.

“Jam gjithashtu i kënaqur me paraqitjen, trajneri ka besuar tek ne. Sinqerisht nuk di çfarë të them! Është një moment emocionues.”

Traore është mik i mirë me Rafael Leaon dhe ylli portugez i dha adoleshentit një përqafim të madh pas golit.

“Ne kemi Leao, Giroud, Maignan, shumë kampionë që na ndihmojnë të rritemi me këshillat e tyre. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe ne duhet ta nderojmë gjithmonë këtë fanellë”, shtoi Traore.

/GazetaBlic Sport/