Showtime

Transformimet drastike të personazheve publike në vendin tonë

09/28/2021 14:09
nga:Genita C

Transformimet drastike e personazheve publike në vendin tonë gjithmonë mbesin tema të komentuara nga publiku.

GazetaBlic do të ju tregoj disa nga fytyrat publike që kanë arritur të humbin peshë dhe të ndryshojnë në mënyrë drastike.

Këngëtarja shqiptare, Gili, kishte humbur plotë 27 kilogramë për katër muaj duke rikthyer linjat perfekte trupore.Këtë ndryshim e arriti përmes një diete të quajtur “The Paleo Diet”.

Linda Halimi vazhdon ende të jetë një person i komentuar për pamjen e saj fizike. Ajo arriti të humbiste 50 kilogramë dhe nga 95 kile ajo arriti peshën në 45 kilogramë.

Këtë ndryshim drastik ajo e arriti përmes palestrës dhe një diete strikte.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Linda Halimi ka treguar se ka bërë operacion të pasmet e saja.Në përgjigjet që i ka dhënë fansave të saj, ajo ka treguar se nuk mund të ulet deri në 5 javë.

Por të pasmet e tonifikuara ajo i ka vënë në pah përmes disa fotografive në rrjetet sociale.

Po të kthehemi pas në kohë vërehet dukshëm se edhe reperi, Capital T, kishte kile të tepërta.


Mirëpo me shumë mund dhe përkushtim, Capital T arriti që të bëhet një ndër meshkujt e estradës me trupin më të mirë.

Këngëtarja Linda Hakaj i befasoi të gjithë kur u shfaq me 51 kilogramë më pak, ajo ka treguar se ka zvogëluar lukthin dhe se po ndjehet mjaft mirë edhe pse kishte pasur frikë nga operacione që ajo kishte bërë.

Së fundi, Ermal Fejzullahu përmes fotografi që ka bërë na la të kuptojmë se është në proces të dobsimit./GazetaBlic/