Sporti

Transferimi tek Real Madrid, Mbappe kërkon këshilla nga Sergio Ramos

03/01/2024 18:51
nga:Mergim Rreci

Pasi ka marrë vendimin për t’u larguar nga PSG , pas shtatë sezonesh, Kylian Mbappe tashmë do të jetë duke përgatitur lëvizjen e tij në Madrid, për të luajtur për Realin .

Sipas L’ Equipe , kapiteni i kombëtares franceze është i përkushtuar në përgatitjet e tij, aq sa i kërkoi Sergio Ramos, ish-bashkëlojtarit të tij në PSG në dy sezonet e fundit, këshilla për gjetjen e shtëpisë së tij të ardhshme. Në përgjigje të kësaj kërkese, gazeta franceze thekson se qendërmbrojtësi është i gatshëm t’i japë atij disa nga shtëpitë që zotëron në kryeqytetin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Sergio Ramos nuk ishte i vetmi që u kontaktua, me Mbappe gjithashtu foli me Hakimin, mikun e tij më të mirë në klubin francez, për t’u përgatitur për jetën e tij të ardhshme.

Së fundmi, L’ Equipe thotë se familjarët e yllit të PSG-së kanë udhëtuar drejt Spanjës për t’u kujdesur për të gjitha procedurat me synimin që kur momenti të bëhet zyrtar, gjithçka të jetë tashmë e rregulluar.

/GazetaBlic Sport/