Sulmuesi francez Nicolas Pepe është blerja më e shtrenjtë e Arsenalit ndonjëherë.
Në vitin 2019, klubi londinez e solli nga Lille për 80 milionë euro. Pepe sot është 27 vjeç dhe është disi i harruar. Ai luajti ndeshjen e fundit për klubin anglez në muajin e tetë të vitit të kaluar, më pas u dërgua në huazim te Nice, por më pas u lëndua, përcjell GazetaBlic Sport.
Pepe ka mbetur i harruar edhe nga fansat duke parë paraqitjet e mira të Saka dhe Martinellit.
Mediat e huaja raportojnë se Pepe mund të largohet gjatë verës.
/GazetaBlic Sport/


