Kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United i bën tifozët e kësaj skuadre të ëndërrojnë, por ka nga ata që nxjerrin në pah një rikthim tjetër në futbollin anglez: Romelu Lukakun.
Pas dy sezoneve në Itali me Interin, sulmuesi belg u nënshkrua nga Chelsea për rreth 115 milionë euro, duke u kthyer në një klub që e kishte përfaqësuar më parë pa shumë sukses, përcjell GazetaBlic Sport.
Për Stan Collymore, ish -sulmues anglez që përfaqësonte klube si Nottingham Forest, Liverpool ose Aston Villa, “nuk ka asnjë lojtar tjetër më të rëndësishëm në Premier League për ekipin e tij sesa Lukaku”.
Ai më pas tha se Ronaldo në këtë moshë nuk ka rëndësi shumë të madhe tek Manchesteri, ashtu siç do të ketë Lukaku te Chelsea.
/GazetaBlic Sport/


