Sporti

Transferimi i Rice po e pengon largimin zyrtar të Granit Xhakës

07/04/2023 18:00
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është në pritje të miratimit përfundimtar të Arsenalit për të kaluar te Bayer Leverkusen.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, një marrëveshje mes mesfushorit zviceran dhe klubit gjerman është arritur në maj. Vetë Xhaka këmbëngul vetëm për të kaluar te Bayer Leverkusen, ku e pret Xabi Alonso.

Romano sqaron se Arsenali do ta lirojë Xhakën vetëm pasi të jetë finalizuar dhe miratuar një marrëveshje me një tjetër lojtar, mesfushorin e West Ham, Declan Rice.

Xhaka sezonin e kaluar luajti 47 ndeshje, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 7 asistime.