FC Ferizaj ka transferuar mbrojtësin Borel Moukoko.
“Kemi knaqësi të ju informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane”, njoftoi skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina.
Ai ka disa eksperienca në futbollin gjerman, por që interesant është fakti se ai është vëllai i futbollistit shumë të njohur tek Dortmund, Youssoufa Moukoko.

Dyshja kamerunase me nënshtetësi gjermane janë rritur fillimisht në Kamerun, kurse më pas kanë fluturuar drejt Gjermanisë, atje ku të dy kanë vazhduar rrugën e futbollit.
Megjithatë, Youssoufa e kishte talentin më të madh dhe sot ka edhe suksesin e jashtëzakonshëm tek Borussia Dortmund.

Mbetet të shihet se cili do të jetë efekti i tij tek skuadra e re e Ferizajt, skuadër kjo që e ka nisur jo mirë sezonin në Superligë, duke arritur vetëm 2 pikë nga katër ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


