Sporti

Transferimi i mundshëm i Alvarez, Barcelona do të duhet të paguajë 150 milionë euro

05/26/2026 10:03
nga:Mergim Rreci

FC Barcelona mund të detyrohet të paguajë deri në 150 milionë euro për të transferuar Julian Alvarez nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve, sulmuesi argjentinas është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensiv, por madrilenët nuk kanë ndërmend ta shesin për një çmim të lirë, transmeton GazetaBlic Sport.

Atletico thuhet se ka vendosur çmim rekord për 26-vjeçarin dhe është i gatshëm të dëgjojë oferta vetëm nëse ato arrijnë rreth 150 milionë euro. Barcelona, nga ana tjetër, konsiderohet e kufizuar financiarisht dhe besohet se nuk dëshiron të bëjë një investim kaq të madh këtë verë.

Alvarez zhvilloi një sezon shumë të mirë me Atleticon, duke realizuar 20 gola dhe 9 asistime në 49 ndeshje, çka ka rritur interesimin edhe nga klube të tjera si Paris Saint-Germain dhe Arsenal.

Trajneri Diego Simeone ka deklaruar së fundmi se vendimi për të ardhmen i takon vetë lojtarit, duke shtuar se ai “ndoshta tashmë e ka marrë vendimin e tij”.

/GazetaBlic Sport/