Sporti

Transferimi i Mudryk te Chelsea ndihmon Milan të rinovojë me Leaon

01/16/2023 20:20
nga:E K

Ditën e dielë u zyrtarizua transferimi i Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk te Chelsea për 100 milionë euro, përfshirë bonuset.

Lajm që në mënyrë indirekte i lejon Milanit të marrë “frymë” i lehtësuar teksa merret me rinovimin e Rafael Leaos.

Me një pretendent më pak për portugezin, me “blutë” e Londrës që prej disa kohësh tashmë e ndiqnin me vëmendje sulmuesin.

Tani “kuqezinjtë” do të mund të diskutojnë më qetë me Leao-n dhe pa ndikimin e sirenave të rënda të Premier League dhe shifrave të “frikshme” të saj.