Vazhdojnë raportimet e shumta për Lorenzo Insigne, me Napolin që përpiqet të shesë tani për nën 30 milionë euro, ndërsa Diario AS raporton që Atletico Madrid do të presë që ai të bëhet një futbollist i lirë.
Kapiteni nuk është aspak afër dakordimit për një kontratë të re dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai priste një rritje page pasi fitoi UEFA EURO 2020, ndërsa raportohet se drejtuesit e Napolit po ofrojnë një shkurtim të konsiderueshëm nga paga e tij ekzistuese.
Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Atletico Madrid i ka bërë të ditur Insignes se janë të gatshëm të presin që ai të bëhet lojtar i lirë dhe ta transferojnë verën e ardhshme.
30-vjeçari është në treg për 25-30 milionë euro, me Interin, Evertonin, Zenitin dhe Tottenhamin të interesuar.
Sipas Corriere dello Sport, Insigne u tha shokëve të skuadrës së Napolit se ai do të mendojë seriozisht për një largim veror.


